Infermierja me koronavirus në Elbasan, karantinohet reparti i gjinekologjisë

Infermierja me koronavirus në Elbasan, karantinohet reparti i

Ditën e sotme në Elbasan (4 korrik) u regjistruan 4 raste të reja me COVID -19.

Burime për Ora News bëjnë me dije se një prej tyre është një infermiere e qendrës spitalore “Xhaferr Kongoli”, në repartin e gjinekologjisë.

Infermierja ka shfaqur siptomat disa ditë më parë dhe është konfirmuar pozitive nga tamponi i bërë.

Ndërkohë po sipas burimeve mësohet se i gjithë reparti është karantinuar.

Gjatë raportimit ditor këtë të shtunë (4 korrik), u regjistruan 2 viktima dhe 67 raste të reja.

Numri total i viktimave ka shkuar në 74 ndërsa numri total i të infektuarve është 2,819.

EMISIONET