Infektohet me koronavirus deputetja shqiptare dhe dy fëmijët e saj, izolohen në shtëpi

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj ka njoftuar përmes një postimi në “Facebook” se është infektuar me koronavirus së bashku me dy fëmijët e saj dhe janë izoluar direkt sapo i doli tamponi pozitiv.

“Të dashur miq, dje kam rezultuar pozitiv në testin për Covid-19. Njëjtë sikur unë, edhe dy fëmijët e mi, Dardani e Doruntina.

Prej se e kemi marrë testin, jemi vetëizoluar dhe do të qëndrojmë kështu duke respektuar rekomandimet e IKShPK, të cilët i falënderoj për punën e pandalshme e të palodhshme.

Është momenti ta ruajmë njëri-tjetrin, duke ndjekur veç tre hapa: mbajtje të maskës, mbajtje të distancës dhe mbajtje të higjienës personale”, ka shkruar ajo.

Kosove Rajoni Lajme femije Kosovë deputete kronavirus

EMISIONET