Infektohet me Covid-19 edhe vajza e Berluskonit

Infektohet me Covid-19 edhe vajza e Berluskonit

E infektuar nga koronavirusi ka rezultuar dhe Marina Berlusconi vajza më e madhe e liderit të Forza Italia, i infektuar pak ditë më parë në Covid 19.

Të infektuar janë dhe dy fëmijët e tjerë të tij, Luigi e Barbara të cilët ish kryeministri italian i ka me ish gruan e tij të dytë.

Për të katërtën ditë radhazi Silvio Berlusconi vazhdon të kurohet në spitalin San Raffaello të Milanos nga një pneunomi në të dy krahët rrjedhë e infektimit nga virusi. 

Raporti ditor i mjekut të tij personal Alberto Zangrillo thotë se lideri i Forza Italias ka kaluar një natë të qetë dhe pse kuadri klinik mbetet delikat duke pasur parasysh moshën mbi 84-vjeçare e patologji të shkuara në shëndetin e  Silvio Berluconit.

Rreth orës 16.00 të pasdites së sotme pritet një raport më i plotë mbi gjendjen shëndetësore të ish kryeministrit italian.

Ndërsa tre fëmijët e tij të infektuar nga Covid 19, Marina, Barbara e Luigi janë asimpotmatik e në gjendje të mirë shëndetësore

Bota Lajme Covid-19 vajza infektohet berluskoni

EMISIONET