Infektohet me Covid-19 edhe kryebashkiaku i Gjirokastrës. Pozitiv edhe shefi i Komisariatit

Infektohet me Covid-19 edhe kryebashkiaku i Gjirokastrës. Pozitiv edhe

Koronavirusi nuk kursen as kryetarin e bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi.

Burime për Ora News bëjnë me dije se qytetari i parë I qytetit jugor ka rezultuar pozitiv në testin e fundit anti-Covid.

Bashkë me Golemin, pozitiv me koronavirus ka dale edhe shefi I komisariatit të policisël Gjirokastër.

Pak ditë më parë, u infektua me Covid-19 edhe kryetari i bashkisë Dropull, Dhimitër Toli.

Sipas shifrave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, në qarkun e Gjirokastrës, aktualisht janë aktivë me Covid-19 128 qytetarë, ndërsa pas pak orësh pritet edhe përditësimi i të dhënave më të fundit.

Vendi Lajme Politikë Lajmi i fundit gjirokaster Aktualitet covid19 flamur golemi

EMISIONET