Vazhdojnë infektimet në shkollat e Tiranës.
8 persona nga stafi i shkollës “Emin Duraku” në kryeqytet kanë rezultuar pozitiv me Covid.
Konkretisht bëhet fjalë për 5 mësuese dhe 3 punonjëse.
Para dy javësh është zbuluar rasti i parë dhe kanë vijuar testimet.
29 mësues janë karantinuar dhe sot u është marrë tamponi.
Janë zëvendësuar me 29 mësues të tjerë dhe mësimi vijon normalisht.