Infektimi me Covid i kolegëve, Valteri kërkon t'u bëhet tamponi të gjithë deputetëve

Infektimi me Covid i kolegëve, Valteri kërkon t'u bëhet

Deputeti i opozitës, Halit Valteri, i kërkoi kryetarit të kuvendit Gramoz Ruçi, që pas seancës së ditës së nesërme, e cila është e fundit për këtë sesion, të gjithë deputetët ti nënshtrohen testit të tamponit për koronavirus.

Kërkesa e tij u bë nga foltorja e Kuvendit në seancën e sotme dhe mori shkas nga infektimi i tre deputetëve një ditë më parë, Ralf Gjonit, Elio Hyskos dhe Enver Roshit, të cilëve Valteri u uroi shërim të shpejtë.

"Kolegëve tanë të sëmurë u urojmë shërim të shpejtë. Do t'ju lutesha që pas seancës së fundit të ditë së enjte të gjithë deputetët të bëjnë tamponin."

Deputetët Gjoni, Hysko dhe Roshi janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të vetëizoluar në banesa. Po të martën u konfirmua pozitiv me koronavirus edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Vendi Lajme koronavirusi ne shqiperi kuvend seance plenare tamponi Aktualitet infektimi i deputeteve tam

EMISIONET