Infektime në skuadër, anulohet ndeshja Zvicër-Ukrainë

Infektime në skuadër, anulohet ndeshja Zvicër-Ukrainë

Sfida mes Zvicrës dhe Ukrainës, e vlefshme për grupin 4 të Ligës A nuk do të luhet mbrëmjen e sotme për shkak të koronavirusit.

Tre futbollistë ukrainas kanë rezultuar pozitivë në testet e fundit dhe autoritetet zvicerane kanë urdhëruar anulimin e ndeshjes.

Të tre futbollistët e infektuar u futën në izolim në hotelin në Lozanë, ndërsa pavarësisht përpjekjeve të federative respektive dhe UEFA-s, autoritetet e qytetit zviceran bllokuan zhvillimin e ndeshjes.

Tre futbollistët e prekur në kampin ukrainas janë Eduard Sobol, Yevhenii Makarenko dhe Dmytro Riznyk, ndërsa ende nuk dihet se kur mund të luhet përballja e fundit në grup mes Zvicrës dhe Ukrainës.

Sport Lajme Covid-19 Futboll nations league zvicer-ukraine

EMISIONET