Katër mësues në Bulqizë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 duke vënë në rrezik shëndetin e nxënësve dhe stafit pedagogjik por edhe ecurinë e procesit mësimor.

Por sipas një denoncimi të mbërritur në Facebook-un e ish kryeministrit Sali Berisha, Ministria e Shëndetësisë po e mban të fshehtë një fakt të tillë.

“Ndrikull Hajnia fsheh covid 19 tek mësuesit. Dënoj qëndrimin kriminal që perhap covid-19”, shkruan Berisha, ndërsa publikon edhe denoncimin e një qytetari.

“Përshëndetje Dr Sali Berisha. Sot në Bulqizë janë infektuar 4 mësues ndërsa Ministria e Shendetsisë e mban të fshehtë lajmin. I dërgojmë fëmijët krejt frikë në shkolla. Aman postoje ta shohin ato gjakpirësa që të marrin  ndonjë masë”, shkruan qytetari.

Raste të infektimeve me Covid-19 të mësuesve dhe nxënësve ka patur në disa qytete të Shqipërisë.