I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV  Ora, Sokol Neçaj u shpreh se Trump erdhi në pushtet me premtime shumë të mëdha dhe se popullsia e pa si një rast interesat një njëri që nuk vinte nga qarqet politike por biznesi.

Sokol Neçaj: Kam votuar për Biden pasi e shoh më të lidhur me çështjen shqiptare dhe do të votoja sërish për Biden. Amerikanët nuk do ta falin Trump për sjelljen e tij pas zgjedhjeve dhe sidomos për mosrespektimin e traditës së inaugurimit.

Ndërsa Indrit Nina tha se Ka gjasa që mund të ketë një parti të re “Partia patriotike” e krijuar nga Trump.

Indrit Nina: Unë jam republikan i deklaruar. Amerikanët janë të gjithë të armatosur pasi mund të kesh leje për përdorimin e armës dhe rreziku për shpërthim ishte. Zgjedhjet ishin të tensionuara, por dita e sotme është rikthim në normalitet. Në ditët në vazhdim do të kemi zhvillime të reja. Ka gjasa që mund të ketë një parti të re “Partia patriotike” e krijuar nga Trump. Kjo mund të krijojë krisje të Partisë Republikane. Jam i bindur që administrata e re do ketë prioritet axhendën e Ballkanit.