Dhjetë foshnja të porsalindura kane humbur jetën gjatë një zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm në një spital në Indi.


Shtatë foshnja u shpëtuan nga stafi para se zjarrfikësit të mbërrinin në spitalin e qarkut Bhandara në shtetin perëndimor në Maharashtra.
Kryeministri i Indisë, Narendra Modi e përshkroi incidentin si një tragjedi.


Enden nuk dihen shkaqet që e shkaktuan zjarrin, ndërkohë autoritetet po punojnë për zbardhjen e ngjarjes. Zjarri filloi rreth orës 02:00 të mëngjesit, sipas zyrtarëve të spitalit.


Përpjekjet e shpëtimit u penguan nga shpërthimet e vazhdueshme të zjarrit, raportojnë mediat lokale. Një infermiere në detyrë tha se lajmëroi autoritetet menjëherë pasi pa tymin që dilte nga njësia e kujdesit për të porsalindurit në spital.


“Autoritetet e spitalit kanë mundur të shpëtojnë 7 foshnja, por 10 kanë vdekur për shkak të incidentit të pafat,” u tha gazetarëve kirurgu Pramid Khandate.


Në një postim në Twitter, Kryeministri Modi shprehu ngushëllimet e tij për familjet qe humbën foshnjat.

Një tragjedi zemër thyese ndodhi në Bhandara, ku ne humbëm jetët e çmuara të foshnjave. Mendimet e mia janë më të gjithë familjet që përjetuan tragjedinë. Shpresoj që dëmtimet të rikuperohen sa më parë të jetë e mundur,” ka shkruar ai në Twitter.


Ministri i Punëve të Brendshme , Amit Shas tha se ishte “pa fjalë për këtë që ndodhi,” dhe po hetohet për zbulimin e shkaqeve të kësaj tragjedie.