Gjatë intervistës për Ora News, Jamarbër Malltezi foli edhe për Incineratorin e Tiranës, një temë shumë e debatuar dhe e sjellë në vëmendje të publikut pas denoncimit publik të kryetares së LSI, Monika Kryemadhi pak ditë më parë.

Lexo edhe: “Afera më e madhe korruptive e 100 viteve”, Kryemadhi denoncon landfillin e Tiranës: Padi në SPAK

Jamarbër Malltezi: E para, a dolën në 2016-ën dhe thanë “0 efekt në buxhetin e shtetit”? A po paguajnë tani 23 milionë euro, deri në fund të vitit 2020, se këto tre muaj mund ti jepen paguar edhe 5 milionë euro të tjera Klodian Zotos dhe Edi Ramës. Mos e harrojmë këtë gjë!

Minimumi fillojmë me këtë. A the zero efekt, zero lekë dhe doli që deri tani ke paguar 23 milionë euro? Kush mban përgjegjësi për këtë, nga 0 në 23 milionë?

E dyta, kërkuan mendim në 5 ministri, 3 nga të cilat dhanë mendim kundër. Pra, më shumë se gjysma e ministrive ku kërkove mendim të dhanë përgjigje negative, atëherë pse i jep ti bonusin 8 pikësh kur ministritë kanë dhënë mendimin negativ? Çfarë të shtyhu? Kush ishte ky presioni i madh që duhej ta bëje? Këtu a ka pikëpyetje që kanë ngelur pa përgjigje?!

Tjetra, se dëgjoj edhe këta pelivanët e qeverisë që thonë “nuk po ja paguan shteti, po ja paguan bashkia”, JO. Nuk është e vërtetë. Këto nuk janë paratë e bashkisë së Tiranës. Paratë e bashkisë janë ato që do paguante 1 milion vitin e parë, 1.1 milion vitin e dytë, 2 milionë vitin e tretë e kështu me rradhë.  Këto duhet të ishin paratë e bashkisë. Dhe në total nga bashkia ty do të merrte maksimumi 3.5 milionë euro për këto tre vite. Maksimumi 3.5. Ky ka marrë 23!

Çfarë ka ndodhur është si më poshtë: ministri i Financave i ka thënë “Kjo është vjedhje. Unë te kjo nuk përfshihem dot. Boll jam përfshirë te Elbasani, që kanë gënjyer, kanë bërë 9 letra brenda ditës. Që aty edhe miopët nuk mund ta gëlltisin. Boll kemi gënjyer te e Fierit, që brenda dy javësh kemi përlarë 15 milionë euro. Me një copë letër, për dy javë.

Atëherë çfarë ndodhi? Ndodhi ajo që, këta pretenduan që lekët do të dalin nga buxheti i shtetit nga xhepi i djathtë, do shkojnë te xhepi i majtë, te xhepi i Erion Velisë dhe Erion Veliaj do i paguajë nga xhepi i majtë. Për trushplarët ne do themi tani, ah, jo, nuk po paguhen nga buxheti i shtetit, por nga xhepi i bashkisë. Po këto paratë në xhepin e majtë të bashkisë, nga dolën?…Nuk doli nga xhepi i djathtë? Po pse kaq budallenj i dini shqiptarët?

Lexo edhe: Denoncimi i Kryemadhit për Incineratorin e Tiranës, Koka: Personat e përfshirë duhet të marrin përgjigje nga drejtësia