Kritikat e Kryeministrit Edi Rama ndaj Bashkimit Europian dhe veçanërisht ndaj Francës, në lidhje me sigurimin e vaksinën anti-Covid,  nuk janë pritur mirë nga vendet e unionit.

Pas kreut të delegacionit të BE, Luigi Soreca, reagoi edhe ambasada franceze në Tiranë me anë të një note proteste ndaj kryeministrit Rama.

Me anë të një letre drejtuar Ministrisë së Jashtme, kryeministrisë dhe institucioneve të tjera shqiptare e ndërkombëtare, ambasada franceze i cilësoi të papërshtatshme dhe “fake news” deklaratat e kreut të qeverisë shqiptare ndaj shtetit francez.

Lidhur me këtë incident, në një intervistë për Ora News, nënkryetari i LSI Petrit Vasili u shpreh se është fatkeqësi për vendin që ka një të çmendur si kryeministri Rama.

Sipas politikanit me eksperiencë, deklaratat e Ramës lidhen me një strategji anti-BE që ai e ka në axhendën e tij.

Petrit Vasili: Një kryeministër që është tallur me pandeminë. Është përpjekur ta përdorë politikisht gjithë kohës, ka qenë tërësisht i paditur dhe i papërgatitur dhe i paaftë që të administrojë këtë situatë. Përpiqet të bëjë protagonistin. Ndonjëherë bën viktimën, ndonjëherë lypsarin, por nuk thotë asnjëherë që bën detyrën e tij. Dhe kur nuk bën punën, kur je edhe kryeministër, do bëjë turpe dhe gafat e rradhës.

Gjithçka tha për Bashkimin Europian dhe Francën në veçanti, nuk është thjesht një atak që I bën një vendi të caktuar apo një komuniteti siç është BE, dimensionet e të cilit janë shumë të mëdha jo vetëm për Shq          ipërinë por për gjithë globin pasi dihet që BE dhe SHBA janë dy shtylla të mëdha ku bota e lirë, demokratike dhe ekonomike mbështetet.

Gjithçka thotë Rama është pjesë e një strategjie të mirëmenduar anti-BE. Ju mbani mend përpara 2016-ës, debatet kur ky, po e them në mënyrë metaforike, i jepte shuplaka, i jepte mësime BE. Është shumë i keqardhur nga BE, tregon rrugën se ku do të ecë BE. Ne e kemi të qartë që kemi një fatkeqësi të padëgjuar që të kemi një të çmendur të tillë.

Lexo edhe:

“Nuk është e përshtatshme të sulmosh një vend mik e aleat” Ambasada franceze reagon ndaj Ramës