Incident në prokurinë e Tiranës ku një shtetas ka thyer xhamin e katit të parë në hyrje mëngjesin e sotëm (3 gusht).

Shtetasi me iniciale K.Sh., 39 vjeç ka shkuar në prokurori për të kërkuar informacion për një çështje ku ai ishte i kallëzuar.

Gjithashtu mësohet nga policia se ai goditi dhe një punonjës të prokurorisë, shtetasin me iniciale K.M., 62 vjeç.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrim i pronës” të shtetasit K.SH.,39 vjeç, banues në Tiranë” – njofton policia.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:40 të mëngjesit.

Pas incidentit shtetasi me iniciale është shoqëruar nga policia në komisariatin nr. 3.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.