Inceneratorët/ Vasili në Ora News: Është masa e fundit! E kthyen të parët për qëllime korruptive

Inceneratorët/ Vasili në Ora News: Është masa e fundit! E

Në një intervistë për Ora News, nënkryetari i LSI, Petrit Vasili foli për atë që është shndërruar ditët e fundit tema kryesore e përplasjes politike opozitë-mazhorancë, inceneratorët.

Sipas Vasilit, inceneratorët janë masa e fundit për trajtimin e mbetjeve, ndërs nuk i mohoi meritat vetes që ishte i pari që e ngriti si problematikë.

“Nëse doni bëni një search të lehtë. Që në fillimin e legjislaturës, në vitin 2017, çështjen e inceneratorëve dhe këtë maskarallëkun e madh që përdoret djegja e mbeturinave, kam qenë i pari që e kam ngritur nga politika shqiptare. Në një kohë kur çështja flinte në një farë mënyre. Jam i lumtur që kam sjellë në vëmendje të politikë e të opinionit publik një çështje madhore.

Kolegët e PD kanë bërë një punë të shkëlqyer për tu thelluar, për të marrë dokumente etj etj.

Çfarë është çështja e inceneratorëve, nga pikëpamja logjike? BE dhe ata që kanë asistuar Shqipërinë, që e njohin këtë çështje, inceneratorët janë zgjidhja e fundit për ato mbetje që mbeten pa u trajtuar. Pse? Sepse është një formë trajtimi shumë e dëmshme. Është një masë ekstreme që duhet përdorur në fund.

Kjo masë e fundit është bërë e para për qëllime korruptive”, tha Vasili.

Lajme Ora News intervista Politikë petrit vasili Aktualitet Inceneratoret

EMISIONET