Ina Zhupa reagon pas investigimit të "BOOM": Veliaj dhe Rama të marrin masa

Ina Zhupa reagon pas investigimit të "BOOM": Veliaj dhe Rama

Zëdhënsja e PD-së, Ina Zhupa i ka thënë jehonë investigimit nga emisioni “ Boom” në RTV Ora në lidhje me skandalin në kopshtin publik ‘Katër Stinët’.

Në këtë kopsht rezultoi pozitive me Covid-19 një punonjëse, por pavarësisht këtij fakti çdo gjë u mbaj sekret dhe fëmijët vazhdonin të frekuentonin kopshtin.

Zhupa shkruan se Instituti i Shëndetit Publik duhet që mos lejojë punëdhënësin Veliaj dhe Bashkia Tiranë të vazhdoj aktivitetin e tyre kur rezulton një i infektuar.

Zhupa: Skandali i investiguar nga emisioni “ Boom” në RTV Ora tregoi edhe njëherë papërgjegjshmërinë totale të Bashkisë Tiranë dhe Veliajt si institucioni nën varësi të cilit janë çerdhet dhe kopshtet publike në Tiranë. Emisioni investigativ “BOOM” në Rtv Ora solli me zë dhe figurë skandalin e ndodhur te kopshti publik ‘Katër Stinët’ ku një punonjëse ka rezultuar me Covid-19 dhe pavarësisht këtij fakti çdo gjë mbahet sekret.
Fëmijët vijojnë të frekuentojnë kopshtin, por prinderit nuk janë në dijeni të situatës.

Që nga 1 qershori që janë hapur çerdhet edhe kopshtet, janë të shumta rastet në Tiranë të punonjësve me Covid 19. Instituti i Shëndetit Publik duhet që mos lejoj punëdhënësin Veliaj dhe Bashkia Tiranë të vazhdoj aktivitetin e tyre kur rezulton një i infektuar. Çdo fshehje dhe vazhdim i qëllimshëm i aktivitetit jo vetëm që është rrezik për jetën e fëmijëve, familjeve të tyre dhe punonjësve të tjerë por duhet të përballen para drejtësisë sipas ndryshimeve të reja të Kodit Penal se po përhapin sëmundjen infektive. I bëj thirrje Veliajt të bashkëpunoj me ISHP dhe të marr masat e menjëhershme kur rezultojnë raste pozitive dhe jo të fshehin ngjarjen dhe të rrezikojnë jetën e qytetarëve.

Vendi Lajme veliaj rama boom ina zhupa investigimit masa

EMISIONET