Një nga vajzat më ‘IN’ të ekranit shqiptare, Ina Kollçaku na ka njohur me një pjesë tjetër të adoleshencës së saj.

E ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’ në një intervistë për RTV ORA, ajo është shprehur për moderatoren Ester Bylyku, se kur ka qenë adoleshente e kanë ngacmuar meshkuj më të mëdhenj në moshë dhe është ndjerë në faj për këtë pjesë duke shpjeguar dhe përse.

Ester Bylyku: A janë zënë ndonjëherë dy meshkuj për ty?

Ina Kollçaku: Po, në fakt ka ndodhur edhe me kushërinjtë e mi. Unë gjithmonë ngacmimet i kam patur nga meshkujt shumë më të mëdhenj në moshë, dhe për nënën time kjo u bë shumë shqetësuese, aq sa u detyrua nga një shkolle publike të më dërgojë në një shkolle private. Dhe asnjëherë nuk beja spiunen që të krijoja konflikte. Kur isha më e vogël, ndihesha shumë fajtore pse meshkujt më pëlqenin mua. Kisha një lloj represimi seksual që vinte si pasojë e nënës dhe babait tim.