Brad Pitt ditën e martë është nominuar për çmimet “Emmy”, në kategorinë e serialeve dhe komedive, pasi luajti Faucin në “Staurday Night Live”.

Ky rol u realizua pasi vetë Faucin e sugjeroi këtë gjë. Pitt u shfaq si ai në muajin prill gjatë një episodi të serisë së skeçeve të NBC.

Edhe vetë Faucin ishte tepër i kënaqur nga ajo performancë që Brad Pitt bëri. Gjatë një interviste të dhënë ai u shpreh se askush tjetër përveç Brad nuk do e realizonte portretin e tij aq me profesionalizëm.

“Mendoj se ai e bëri shkëlqyeshëm. Dua të thëm, unë jam fans i madh i Brad Pitt dhe kjo është arsyeja pse njerëzit kur më pyesin se kush do të doja të më imitonte unë përmenda Brad Pitt, sepse ai është një nga aktorët e mi të preferuar dhe mendoj se ai bëri një punë të shkëlqyeshme”- tha Faucin.

Gjatë shfaqjes Pitt doli pak nga karakteri i tij duke i dhënë një mesazh Fauci-t dhe të gjithë mjekëve që kanë qëndruar në vijën e parë gjatë pandemisë dhe kanë bërë një punë të shkëlqyer.