Ilirjan Celibashi kthehet në krye të administrimit të zgjedhjeve, Zguri i dorëzon stafetën

Ilirian Celibashi rikthehet në krye të KQZ por këtë rradhë me strukturën e re të këtij institucioni, si Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.

Ilirjan Celibashi, njeriu i besuar i PS-së, u rikthye në krye të këtij institucioni pasi mori konsensusin e mazhorancës e të opozitës në parlament dhe jashtë saj, në seancën e 5 tetorit 2020. Gjithashtu edhe e zgjedhura e PD për t’u marrë me implementimin e teknologjisë në zgjedhje arriti të marrë 105 në parlament.

Ceremonia e dorëzimit të detyrës u bë sot paradite (7 tetor 2020) në ambientet e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve.

Kryetari i KQZ-se në përfundim të mandatit, z. Klement Zguri ia dorëzoi stafetën Celibashit.

Në seancen e 5 tetorit, Kuvendi miratoi me 107 vota listë me 5 anëtarët e Komisionit Rregullator, 3 të PS dhe 2 të opozitës së bashkuar.

Ky organ me mandat 7 vjeçar ka si detyrë administrimin e zgjedhjeve.

Sfida e kësaj KQZ, në veçanti e nënkomisioneres Lealba Pelingu, do të jetë futja e teknologjisë në zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit.

Vendi Lajme Politikë Lajmi i fundit kqz zgjedhjet 25 prill 2021 ilirjan celibashi

EMISIONET