"Iliri dhe Saliu i kanë bërë llogaritë gabim", Rama thirrje punonjësve të Albkontroll: Kthehuni në punë sa nuk është vonë

Pas reagimeve në rrjete sociale, kryeministri Rama zgjodhi të flasë nga Tepelena për zhvillimin kryesor në Tiranë që ngriti në këmbë shtetin, bllokimin e fluturimeve në aeroportin ndërkombëtar "Nënë Tereza".

Lexo edhe- Mbyllet hapësira ajrore shqiptare, nuk gjendet dakordësi me kontrollorët

Kreu i socialistëve u bëri thirrje punonjësve të Albkontroll të kthehen me urgjencë në punë para se të jetë vonë, ndërsa Berishën dhe Metën i paralajmëroi se i kanë bërë llogaritë gabim sikurse kanë gjetur dhe kryeminsitrin e gabuar për ta sfiduar.

Edhe nga Tepelena, Rama akuzoi Metën e Berishën për "grusht shteti", por garantoi se shumë shpejt do të vërë në kontroll situatën.

Rama në Tepelenë

Edi Rama: Ka ndodhur një akt i paaimagjinueshëm, është marrë peng aktiviteti i aeroportit "Nënë Tereza" nga një grup i nxitur drejtëpëdrejtë nga Ilir Meta dhe Sali Berisha. Sali Berisha prej ditësh ka dalë hapur duke e nxitur këtë akt ndërkohë që Ilir Meta ka hedhur gurin, një gur që quhet leshko, dhe pasi ka fshehur dorën edhe ai e ka lënë vetëvetiu padashje të kuptohet që është pjesë. Nuk ka shqiptar që nuk e kupton si dhe pse Ilir Meta dhe Sali Berisha janë nën këtë akt nxitës të drejtëpërdrejtë në vazhdën e një përpjekje të dëshpëruar për të rrëzuar me çdo kusht qeverinë tonë dhe për të rrëzuar edhe shtetin po qe nevoja për rrëzimin e qeverisë dhe me këtë rast kanë menduar të vrasin disa zogj me një gur, të bllokojnë dhe vaksinimin.

Sot duhet të mbërrinte në aeroportin "Nënë Tereza" sasia tjetër e vaksinave, kjo nuk do të jetë e mundur, megjithatë i kanë bërë llogaritë gabim. Kanë gjetur qeverinë dhe në këtë rast kryeministrin më të gabuar për ta sfiduaer me të tilla akte ekstreme dhe ndërkohë kanë shfrytëzuar një grup kokash të nxehta aty te kontrollorët e Albkontroll që nga ana e tyre kanë përfshirë në operacion edhe të tjerët. Unë shpresoj shumë dhe ju bëj thirrje dhe nga këtu atyre të tjerëve të kthehen në detyrë përpara se të jetë vonë, të kthehen në detyrë një orë e më parë.

Është e  paimagjinueshme që për të kërkuar të marrin një pagë që e kanë marrë normalisht gjatë gjithë kohës për arsye të punës që bëjnë në atë sistem ku janë të organizuar që nuk ka lidhje fare me buxhetin e  shtetit por që është ulur si rezultat i pandemisë që ka goditur kudo dhe ka goditur më shumë sesa shumëkënd dhe shumëkund tjetër transportin ajror e kanë aktualisht 2400 e ca dollarë dhe duan ta kenë pagën e plotë sikur këtu nuk ka ndodhur asgjë.

Kjo nuk është e mundur dhe mbi të gjitha këtë nuk e zgjidh dot as qeveria dhe as buxheti i shteti sepse nuk kanë lidhje me atë aktivitet. I kanë bërë llogaritë gabim dhe shumë shpejt ne do ta rivëmë në kontroll situatën dhe plani i tuyre për ta bllokuar me ditë të tëra, mundësisht deri në zgjedhje, dhe plani i tyre për të goditur mu në zemër një aktivitet vital, një pikë që lidhet edhe me sigurinë kombëtare, do të dështojë.

Por mos i harroni, ju këtu nuk i harroni, por u bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të mos e harrojnë dhe këtë akt.

Bllokimi i aktivitetit të aeroportit, sidodomos në këtë moment, bllokon ardhjen e vaksinave, lëvizjen e lirë të gjithë qytetarëve, bllokon kthimin në atdhe të atyre që në këto kushte të vështira kanë nevojë të kthehen për 1001 arsye, qoftë dhe për asrye sëmundjesh, bllokon kthimin në atdhe të ndonjërit që ka humbur jetën jashtë dhe familjarët duan ta varrosin këtu, ashtu sikundër bllokon dhe të tjerë që kanë blerë biletën dhe duan të ikin.

Këta nuk janë të gjithë socialistë dhe goditën të gjithë në emër të asaj politike ogurzezë për ekonominë dhe të ardhmen e këtij populli.

EMISIONET