Ilir Meta: Para Shqipërisë le të shuhen dhe fëmijët e mi si ata të Adem Jasharit. Unë nuk jam si Rama

Ilir Meta: Para Shqipërisë le të shuhen dhe fëmijët e

Presidenti Ilir Meta sot nga Vlora ka folur për të ndjerin Arjan Sala i cili humbi jetën në një nga magazinat e Casa Italia pas rënies së zjarrit, teksa shtoi se ai duhet të ngrinte zërin pasi nuk po bëhej asnjë përpjekje që trupi i tij të gjendej.

Në një intervistë për “One Tv” Meta ka thënë se ai nuk është bërë bashkë me asnjë plitikan tjetër, sakaq ka shtuar se “para Shqipërisë le të shuhen dhe fëmijët e mi si të Adem Jasharit”.

Meta: Arjan Sala e la jetim fëmijën 4 vjeç që të mos linte jetim nja 20 të tjerë. Pse duhet të dilte presidenti të ulëriste sepse nuk po bëhej asnjë përpjekje që trupi i tij të  gjendej. Dalin dhe thonë që nuk kemi mjete, por si e keni bërë ju Tiranën, nuk keni si të keni mjete. Pse nuk më morën në telefon dhe të njoftoja të sillnin mjete nga Italia.

Pyetje: Ju politikanët bëheni gjithmonë bashkë ndonjëherë?

Meta: Ilir Meta nuk është bashkë me askënd, as me Monika Kryemadhin. Para Shqipërisë le të shuhen dhe fëmijët e Metës si ata të Adem Jasharit. Ilir Meta ka një model, nuk është si Rama.

Vendi Lajme ilir meta Politikë

EMISIONET