Publicisti Ilir Demalia beson se Rama do ta kalojë në mënyrë të njëanshme  ndryshimet në Kodin Zgjedhor për heqjen e koalicioneve parazgjedhore sepse i ka votat.

Ndërkohë opozita duhet urgjentisht të krijojë frymë ide dhe njerëz.

“Opozita luan me kartën se Rama e ka bërë baltë. Në fakt Rama e ka bërë aq baltë sa duhej të ishte groposur me kohë në atë baltë që ka krijuar. E vetmja shpresë e opozitës është se Rama duhet të rrëzohet sepse janë lodhur njerëzit por kjo është provuar 30 vjet se nuk të sjell në pushtet. Njerëzit janë të lodhur. Nëse duan ndryshim qoftë dhe ajo që thotë presidenti Meta për jetë a vdekje le ta bëjë por nuk më duket se kanë  fuqinë, vullnetin dhe aftësinë për ta bërë” tha Demalia në një intervistë për Ora News.

Në një lidhje me skype nga Amerika Demalia thotë se në Shqipëri nuk ka programe të djathta dhe të majta, madje më e majtë është PD-ja ndërsa PS është partia që ka të gjithë oiligarkët. “Ne gjithmonë jemi mbrapsht“ thotë Demalia ndërsa kujton se shtresa e të persekutuarve është keqpërdorur gjithmonë nga të dy kahet e politikës.