Publicisti, Ilir Demalia, është skeptik për aleancën e PD-së me 14 partitë e tjera.

Në një lidhje me skype nga Amerika për Ora News, Demalia thotë se Basha nuk duhej të afronte 13 partitë, një pjesë e të cilëve nuk njihen dhe do ti bëhen shkopinj nën rrota nëse fiton zgjedhjet.

 “Basha që pretendon se do të vijë në pushtet me një frymë e moral të ri nuk duhej ti afronte. E para për anën morale që pretendon të vijë në pushtet. Ndërsa disa nga ato parti nuk i njeh as populli. Këta njerëz do të jenë shkopinj nëpër këmbë Lul Bashës, sepse e kanë vërtetuar që kur hyjnë në koalicion këta duan llokmën. Nuk kanë moral e kanë treguar”.

Sipas Demaliaj, “Edi Rama nuk ikën duke gënjyer e duke i bërë njerëzit budallenj”.

Shqiptarët kur u vjen thika në fyt, edhe atë që vjen si opozitë e shohin si Mesia” shprehet ai.