Ilegalë në Greqi/ Arrestohen trafikantët shqiptarë të kokainës, ja çfarë zbuloi qeni antidrogë në banesat e tyre

Dy shqiptarë të moshës 30 vjeçare ranë në prangat e rojes bregdetare të ishullit të Mykonos për trafik droge.

Kapja e tyre u bë me 17 shtator pas informacioneve që kishte policia  për veprimin e një rrjeti të organizuar të trafikut të drogës në Athinë dhe Mykonos.

Policia ushtroi kontrolle në shtëpitë e dy të arrestuarve, në zonën “Agia Sofia” të Mykonos.

Me ndihmën e një qeni anti-drogë u gjetën dhe konfiskuan një sasi kokaine.

Gjithashtu në posedim të një prej shqiptarëve u gjetën tre telefona celularë si dhe shuma prej 19,700 euro.

Të dy shqiptarët kishin hyrë ilegalisht në Greqi. 

Vendi Lajme Greqi Kronike trafik kokaine arrestohen shqiptaret

EMISIONET