Favir dhe Remdesivir janë dy medikamente anti-Covid të cilat nuk janë të licencuara në Shqipëri. Por pavarëshit kësaj, qytetarët mund ti gjejnë ato në disa farmaci në kryeqytet.  Madje ato kapin çmimin e 250 euro.

Pandemia e koronavirusit duket se po nxit hyrjen e medikamenteve të palicencuara në Shqipëri.

Pacientët në disa raste këshillohen nga mjekët e familjes të kurohen me Favir ose Rendisivir, ilaçe të cilat nuk janë të licencuara. Këto dy medikamente zyrtarisht deklarohen se nuk shiten në Shqipëri.

Pavarësisht kësaj, si Favir dhe Rendisivir nuk janë të vështira të gjenden. Madje rëndom pranohen se janë ilaçe kontrabandë.

Farmacistja: Më ler një numër telefoni të shikoj se janë dhe pa pullë këto.

Pak minuta pas interesimit të Ora Neës, farmacistja telefonoi duke thënë se i gjeti medikamentet me një çmim deri në 250 euro.

Farmacistja: Për ilaçet u interesova dhe më thanë se mund të ti gjejmë. Favir me 50 kokrra shkon 180 euro, tjetri 250 euro.

Përballë frikës së koronavirusit, pacientët detyrohen ti marrin këto medikamente ndonjëherë edhe pa rekomandimin jozyrtar të mjekut të familjes.

Prej kohësh Italia ka nisur një aksion për të ndaluar qarkullimin e ilaçeve kontrabandë.

Madje dhe në Shqipëri është raportuar për rritje të rasteve të mashtrimit me medikamenteve, megjithatë ende nuk ka një hetim për verifikimin e situatës.

LEXO EDHE: Bien infektimet dhe vdekjet, 644 raste të reja dhe 8 humbje jete në 24 orët e fundit