Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me strukturat e partisë në Vlorën dhe drejtuesit e institucioneve, takim i cili ka filluar në orën 15:30 dhe ka përfunduar para pak minutash.

Ai u është përgjigjur komenteve të bëra nga ish-kryeministri Sali Berisha ditën e djeshme ku është shprehur se Rama ka vendosur që ikë nga Durrësi pasi ka marrë vesh që edhe Basha do të jetë aty.

Rama: Unë kam, kohë që nuk e di fare se çfarë thotë paraardhësi dhe u sygjeroj që ta konsideroni për moshën që ka një njeri që thjesht duhet lënë në vetminë e tij dhe pastë jetë të gjatë dhe i gëzoftë sa më gjatë nipat dhe mbesat.

Por Shqipërisë dhe shqiptarëve nuk asgjë çfarë u jep më dhe fatkeqësisht insistimi i tij për të ja dëgjuar ato që populli thotë mos ja dëgjo plakut është një fatkeqësi për ata që e dëgjojnë. Unë nuk e di çfarë ka thënë dhe as nuk më intereson çfarë ka thënë.