Komisioneri shtetëror i KQZ Ilirjan Celibashi ka njoftuar se lista e zgjedhësve nuk do të ndryshojë më deri më 25 prill.

Sakaq Celibashi është ndalur edhe te fakti që janë mjaft qytetarë me dokumente identifikimi të skaduara, KQZ  sipas tij do të adresojë një kërkesë zyrtare për shtyrjen e afatit të vlefshmërisë.

Celibashi: Dje është mbyllur afati për të kërkuar listën e zgjedhësve nga zgjedhësit dhe me këtë rast i bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të kontrollojnë adresat, edhe pse nuk mund të ketë ndryshime me përjashtim të disa rasteve në përbërësit zgjedhor apo në qendrën e votimit. Për shkak të tërmetit, disa adresa të qendrave të votimit mund të kenë ndryshuar.

Sipas ekstraktit të fundit janë 3.594.872 zgjedhës, mes të cilëve 932 mijë qytetarë të cilëve u ka skaduar  dokumenti i identifikimit. KQZ do t’i adresojë një kërkesë zyrtare Ministrisë së Brendshme dhe qeverisë për shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së kartave dhe pasaportave të paktën deri më 30 prill. Pas datës 8 mars që përfundon dhe afati i dorëzimit të listës së kandidatëve për secilin subjekt zgjedhor, KQZ do të fillojë procesin e verifikimit të kandidatëve.

Deri tani nuk kemi asnjë rezultat konkret për votën e emigrantëve. Nuk kam qenë asnjëherë optimist për këtë proces. Kam qenë dëshirëplotë. Por nuk kemi pasur kohë