Tifozet e Milanit besojnë në një ekip që është kthyer i besueshëm dhe i suksesshëm dhe mbi të Zlatan Ibrahimovic, i cili ka ndryshuar kuqezinjtë që nga muaji janar.

Kjo është arsyeja pse Maldini dhe Massara janë të etur për të gjetur një marrëveshje për rinovimin e suedezit dhe ditët e ardhshme pritët të jenë vendimtare. Sipas “La Gazzeta dello Sport”, Ibra ka vendosur të qëndrojë në Milano.

Megjithatë, tani ë gjithë duhet të ulen rreth një tryeze dhe të nënshkruajnë kontratën e Zlaten, e cila mund të fillojë nja një bazë prej 5 milion eurosh plus shpërblimet qe lidhen me golat, paraqitjet dhe rezultatet e ekipit (performanca në Europa League dhe arritja e mundshme e champions league), në mënyrë që të arrijn në 6 milionët euort e kërkuara nga suedezi.

Kontaktet midis Maldini dhe agjentit të lojtarit, Mino Raiola, janë të vazhdueshme dhe firma mund të arrijë në çdo moment.

Mbrëmjen e së shtunës Ibra do të luajë ndeshjen e fundit të sezonit dhe më pas ai do të shkojë me pushime, duke i besuar rinovimin Raiola, por e ardhmja e tij në Milano mund të jetë më e gjatë se një sezon i vetëm.

Ekziston edhe hipoteza që kontrata e re që do të nënshkruajë 38-vejcari, te jetë dy vjeçare, pra me opsionin për ta zgjatur për sezonin e dytë. Për momentin, megjithatë, Ibra ka ende një dëshirë të madhe për të luajtur dhe e ka treguar atë së pari në fushë dhe më pas me fjalët: “Unë jam si Benjamin Botten”.