"Ia kemi dalë" Rama takim mëngjesi në Berat: Mandati i dytë mandat karakteri

"Ia kemi dalë" Rama takim mëngjesi në Berat: Mandati i

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me mbështetës në Berat, ku ka folur për të gjitha sfidat që e kanë prekur qeverinë e tij në këtë mandat.

Ai ka shtuar se pandemia dhe tërmeti i 26 nëntorit, e ka bërë mandatin e dytë të Ramës një mandat karakteri dhe për të mos iu përkulur këtyre goditjeve.

Rama: Ka një sfidë të madhe, por falë këmbënguljes, angazhimit, durimit të madh ia kemi dalë të nisim vaksinimin. Janë plot 149 shtete që kanë pasur vështirë të jashtëzakonshme dhe ende nuk kanë bërë vaksinën e parë. Brenda muajit mars ne do të përfundojmë vaksinimin e mjekëve dhe së shpejti do të kemi lajme të mira për sigurimin e sasive të domosdoshme, jo vetëm për ta ulur ritmin por ta kthyer këtë sezon pranveror në një vaksinim masiv. Kishim tronditjen e tërmetit, shumë persona mbetën pa çati, por pati dhe probleme në të gjithë vendin. Duke e bërë këtë mandat të dytë të qeverisjes tonë një mandat karakteri. Një mandat për të dëshmuar forcën e karakterit, për të mos u përkulur përpara këtyre goditjeve dhe të bëhemi më të fortë.

Si po dalim më të fortë në procesin e rindërtimin ku shumë persona po kthehen në shtëpi më të mëdha, të sigurta, ashtu do të dalim më të fortë nga kjo fazë pandemie. Pandemia ka pasur një faktor negativ në turizmin dhe si e tillë e ka goditur Shqipërinë në mënyrë të posaçme si një vend turistik. Por është fantastike që njerëzit kanë rezistuar dhe kanë vazhduar të punojnë dhe vetëm në vitet e fundit janë ndërtuar, janë bërë gati 250 dhoma të reja dhe në periudhën qysh se ne kemi nisur për rilindje urbane këtu janë katërfishuar kapacitetet. Janë 70 bujtina, por edhe disa hotele që anë vërtetë standarde fantastike. Ka një shifër që flet shumë për ndryshimin e madhe që ka nisur. Do të jetë më e prekshme shifra po të mos kemi pasur në mes armikun e padukshëm. Por janë gjysmë milioni vizitorë në Kalanë e Beratit nga 2014 e tutje. Një numër vizitorësh që s’ka lidhje me të shkuarën, është një shifër domethënëse e bizneseve të vogla dhe të reja që janë hapur në bashkinë e Beratit dhe më gjerë se kaq.

Vendi Edi Rama Lajme berat termeti Aktualitet mandati i dyte

EMISIONET