I vodhi ngarkesën e drogës bandës shqiptare/ Jeta e trafikantit kthehet në makth, planifikon vdekjen e tij dy herë

Një shpërndarës droge ka përfunduar në burg pasi u kap nga policia në Belgjikë.

Sipas mediave lokale Gabriel C  i njohur gjithashtu si "Sponge Fingers", organizoi vdekjen e tij dy herë në një përpjekje për t'ju fshehur një bande të pamëshirshme shqiptare, e cila dyshonte se i riu u kishte grabitur një ngarkesë droge.

Foto e publikuara  ku dukej i torturuar për vdekje nga bandat rivale, nuk arritën të bindnin autoritetet.

Gabriel  ka organizuar dy herë vdekjen e tij për ti shpëtuar bandës shqiptare të cilët gjatë kërkimeve të tyre për trafikantin e drogës kishin bastisur disa shtëpi me kallashnikovë dhe granata dore.

Herën e parë ai u përpoq ta bënte sikur ishte mbytur në një liqen në Gambia, Afrikë. Por përpjekja e tij nuk funksionoi dhe ai u përpoq srish duke publikuar foto ku dukej i “dhunuar” nga “armiqtë e tij”.

Me 5 vit burg mbi supe, dënim i marrë në vitin 2015, tanimë ai përballet me rrezikun se do të jetë 9 vite pas hekurave.  Avokati i Gabriel C tha se klienti i tij është penduar për veprimet e tij dhe kërkon pezullim të dënimit është i martuar dhe ka fëmijë raporton media e huaj "TheSun"

Bota Lajme policia droge banda shqiptare

EMISIONET