"S'e vodha portofolin, e gjeta", mbetet në burg infermierja që vodhi pacientin me Covid

"S'e vodha portofolin, e gjeta", mbetet në burg infermierja

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke lënë në burg infermieren e Infektivit Ronida Hysin.

30-vjeçarja do të qëndrojë pas hekurave të paktën deri në përfundim të hetimeve.

E reja e cila punonte në spitalin Infektiv i njohur si Covid 1, u arrestua 2 dy ditë më parë, pasi akuzohet se i  ka vjedhur 80 mijë lekë një të infektuari me koronavirus, i cili ndërroi jetë në pavionin ku ajo shërbente.

E reja ka shfaqur pendesë përpara gjykatës dhe ka pranuar marrjen e portofolit. Ajo kishte dy muaj që kishte filluar punë në spitalin Covid, ku më parë punonte në spitalin e Durrësit.

"Avokati i saj është  munduar ta justifikojë  duke thënë  në  seancën gjyqësore se ajo është  në  gjendje të  rënduar psikologjike. Gjithashtu avokati i saj ka kërkuar një  masë  më  të  lehtë  sigurie duke që në  se ajo është  e divorcuar dhe  nënë  e një  fëmijë  të vogël, por ky justifikim nuk u pranuar nga gjykata duke e lë në  burg pa afat deri në  përfundim të  hetimeve.Mësohet se ajo ka deklaruar në  gjykatë  se nuk e ka vjedhur portofolin por e ka gjetur por ky fakt nuk është  besuar dhe ngelet për tu hetuar. Mbi të  rëndojnë  dy vepra penale të  rënda vjedhje dhe vjedhje dukë  shpërdoruar detyrën" raportoi gazetarja Keti Banushi.

Rasti i 30-vjeçares Hysi u denoncua  nga 25-vjeçari me inicialet F.D., djali i  pacientit me inicialet K.C., 58 vjeç, i cili ishte i shtruar në spitalin e Infektivit ku dhe ndërroi jetë.

I riu fillimisht kishte denoncuar në polici se babait i kishin vjedhur paratë që  kishte në portofol, 20 mijë lekë të reja.

Të njëjtin denoncim, 25-vjeçari e paraqiti në emisionin “Stop" ku u zbulua dhe skandali i vjedhjes. 

Sipas denoncimit të të riut, babai iu shtrua në spital më 22 Dhjetor 2020 dhe humbi jetën më 27 Dhjetor 2020.

Sipas pamjeve filmike e reja ka tërhequr nga një bankomat pranë spitalit 3 herë shumat nga 200 mijë lekë.

LEXO EDHE

FOTO/ Infermierja “hajdute” e infektivit, i vodhi portofolin pacientit të infektuar me Covid

Vendi Lajmi i fundit Kronike ronida hysa

EMISIONET