Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore vjedhja me dhunë e ndodhur më 29 gusht 2020,  në fshatin Melçan, Finiq.

Policia e Sarandës ka arrestuar dy bashkëuatorëve të dyshuar  për këtë ngjarje, duke e çuar në tre numrin e të arrestuarve.

Të arrestuarit janë Kleo Hysi, 32 vjeç dhe Paris Qurku, 29 vjeç, me banim në Sarandë të cilët akuzohen për veprën penale “Vjedhje me dhunë” e kryer në bashkëpunim.

Më herët ishte arrestuar edhe Jetmir Gërbi.

“Nga tërësia e veprimeve  rezulton se më datë 29.08.2020, këta shtetas në bashkëpunim me shtetasin J.G., 31 vjeç, banues në Kolonjë, Gjirokastër (arrestuar në flagrancë), gjatë orëve të natës kanë vjedhur me dhunë banesën e shtetasit Dh.P në fshatin Melçan, Finiq, ku nëpërmjet forcës dhe dhunës kanë arritur të marrin një armë gjahu, si dhe një sasi vlere monetare prej 20.000 lekë të reja”.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se këta shtetas janë autorë të disa vjedhjeve të tjera, të ndodhura në këtë zonë për të cilat Policia nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të tyre.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.