Dy burra janë dënuar me varje në mes të qytetit nga gjykata në Karaçi pasi u shpallën fajtor për vendosjen e zjarrit në fabrikën e veshjeve në Pakistan.

Abdul Rehman dhe Zubair Charya dy të akuzuarit ishin punonjës të fabrikës dhe sipas deklaratave të bëra nga gjykata rezulton se shkaku i vendosjes së zjarrit ishte sepse ata nuk kishin marrë akoma rrogën nga pronarët e fabrikës.

Ky  zjarr  ndodhi në vitin 2012  ku fatkeqësisht humbën jetën 260 njerëz të cilët mbetën të bllokuar  sepse ndërtesa nuk kishte asnjë dalje emergjente.

Më shumë se 24 orë pasi filloi ferri, ekipet e shpëtimit po luftonin ende për të nxjerrë trupat e vdekur dhe për të shpëtuar të plagosurit qe ndodheshin brenda.

Shumë punëtorë u hodhën nga katet e sipërme, ndërsa të tjerë nuk mundëm për shkak të grilave metalike të cilat ishin të vendosura në dritare.