I tha Putinit në sy je i pashpirt, ja si do të jenë raportet e Biden me Rusinë

I tha Putinit në sy je i pashpirt, ja si do të jenë raportet e

Në vitin 2000 gjatë një takimi me Putinin, George W.Bush i kishte bërë përshtypje shpirti i tij.

E pashë në sy. E pashë si shumë të drejtpërdrejtë dhe të besueshëm unë isha në gjendje të gjeja diçka nga shpirti i tij”- i kishtë thënë presidenti George W. Bush, Putinit.

Njëmbëdhjetë vjet më vonë, zëvendëspresienti i SHBA-së, Joe Biden, u takua me Putinin më ndryshe, me vetëbesim.

Biden e qortoi Putinin për mbytjen e opozitës dhe përndjekjen e manjatit të naftës Mikhail Khodorkovsky.

Por pastaj, dialogu i tyre mori një kthesë dramatike.

“Po shikoj në sytë e tu dhe mendoj se je i pashpirt”- mësohet t’i ketë thënë Biden, Putinit gjatë një takimi në vitin 2011 në Kremlin.

Sipas Al Jazeera, ish-shefi i Biden, Barack Obama pa një “rivendosje” të lidhjeve me Moskën gjithnjë e më këmbëngulëse si një nga përparësitë kryesore të administratës së tij.

Moska “rivendosi” dominimin e saj në ish-Bashkimin Sovjetik me një nga fqinjët e saj më të vegjël, Gjeorgjinë, gjatë një lufte të shkurtër në vitin 2008.

Putini ringjalli ndikimin e Rusisë në Lindjen e Mesme duke mbështetur në mënyrë të përsëritur Iranin, duke shpëtuar regjimin në kolaps të presidentit sirian Bashar al-Assad dhe duke “vendosur baste” për gjeneralin Khalifa Haftar në Libinë e copëtuar nga lufta.

Gjithashtu Moska mbështeti separatistët ukrainas, u raportua të ketë mbështetur nacionalistët euroskeptikë në të gjithë Bashkimin Evropian dhe dyshohet se kishte ndërhyrë në votimin presidencial të vitit 2016 në SHBA.

Bota Lajme putin zgjedhjet ne shba biden

EMISIONET