Një 61-vjeçar nga Ksamili ka ndërruar jetë pasditen e sotme në Spitalin Infektiv në QSUT.

Burime për Ora News shprehen se, viktima ishte shtruar në pavion katër ditë më parë, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Me këtë rast shkon në 463 numri total i viktimave që nga nisja e pandemisë.

Ditën e sotme, Ministria e Shëndetësisë njoftoi për 87 raste aktive në qarkun e Gjirokastrës dhe për 7 infektime të reja në Sarandë.