Lideri opozitar rus, Alexei Navalny pasi ka dalë nga spitali në Berlin ku u kurua pas helmimit, është njohur me bllokimin e pasurive në Rusi.
Zëdhënësi i tij bllokuar llogaritë bankare janë bllokuar pas një urdhri gjykate.
”Ata sekuestruan pasuritë dhe banesën e një personi i cili ishte në koma,” tha ai.
Më 27 gusht Gjykata i ka sekuestruar apartamentin në Moskë dhe i ka bllokuar të gjitha llogaritë bankare për shkak të një gjyqi të humbur, shkruan BBC.
Ai dhe aleatët e tij opozitarë kanë pasur konflikte dhe mosmarrëveshje me një kompani hotelerie dhe më 19 tetor organizata e Navalny është urdhëruar që t’i japë kompanisë në fjalë 1.4 milionë dollarë për shpifje dhe dëm moral ndaj imazhit të saj.