I tmerrshëm lajmi që vjen nga Zvicra dhe që ka për protagonist një 21-vjeçar shqiptar nga Maqedonia e Veriut.

Në tetor 2018, policia zvicerane ndaloi në aeroportin e Zyrihut një djalë të ri, Fatmir,. T, 21 vjeç, i cili po nxitonte të dilte jashtë vendit.

Por gjatë kontrollit fizik, oficerët do të gjenin në çantën e tij diçka që do ti linte të shokuar.

Aty gjendej koka e prerë e një gruaje, e mbështjellë me peshqir dhe e future në një qese plastike.

Disa orë më herët, shqiptari nga Maqedonia e Veriut kishte mbytur gjyshen e tij Miradije T., 74- vjeçe, në banesën e familjes së tij në Frauenfeld dhe më pas I kishte prerë kokën.

Sot Fatmir T. duhet të përgjigjet për vrasje të qëllimshme dhe vepra të tjera ndërsa ndodhet përpara gjykatës së rrethit në Frauenfeld.

Por një raport mjeko-psikiatrik arrin në përfundimin se ai e ka kryer krimin për shkak të një sëmundje.

Zyra e prokurorit publik të Thurgau në Zvicër kërkon që të urdhërohet një masë spitalore dhe i riu të dëbohet nga vendi për 15 vjet.

Por si ndodhi ngjarja makabre, sipas Prokurorisë?

Fatmir T. pret derisa të jetë vetëm me gjyshen e tij në banesën e familjes. Ai godet gruan që po qëndronte vetëm disa ditë në Zvicër si turiste ndërsa po lutej.

Sulmuesi i afrohet viktimës së pambrojtur, e cila është gjunjëzuar në tokë teksa fal namazin dhe nga mbrapa e mbyt. Pastaj, i riu kap një thikë dhe i pret kokën gjyshes së vdekur.