I riu shqiptar humb jetën tragjikisht, makina e tij përplaset me kamionin

I riu shqiptar humb jetën tragjikisht, makina e tij përplaset me

Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një shqiptari në Sudei.

Vatan Rama, 22-vjeçar nga Botusha e Koshares (Kosovë), mësohet se ka humbur jetën në mënyrë tragjike në vendin nordik.

 Kanë  qenë familjarët e të riut ata të cilët kanë dhënë lajmin e trishtë duke bërë gjithashtu të ditur se Vatani ishtë djali i vetëm në familjen Rama.

"Miq, shokë dhe dashamirë ju njoftoj për nipin tonë VATAN RAMA, tragjikisht humbi jetën në një aksident trafiku në Suedi. E lus Allahun të jesh banor i xhenetit nipi jonë, ishe I vetmi djalë në familje, i hasretit, na e këpute shpitin dajë”- ka shkruar një familjar i tij.

Mediat suedeze kanë treguar se makina e të riut shqiptar u përplas më një kamion.

Ngjarja ndodhi dje rreth orës 19:00 në një autostradë në Suedi.

Policia ka raportuar se iu deshën plot katër orë për t’u marrë me gjithë ngjarjen.

“Makina ngeci në pjesën e pasme të kamionit dhe u desh që policia dhe shërbimi i shpëtimit të punonin deri në orën 23:00 që të përfundonin punën e tyre në zonë”- thuhet në një media suedeze.

Policia ka dhënë edhe disa detaje që dyshohet se kanë çuar deri tek aksidenti.

Sipas tyre, i riu nuk e kishte kuptuar që kamioni që ndodhej para tij kishte frenuar, dhe kështu ishte përplasur.

Bota Lajme aksident vatan rama

EMISIONET