"I rikthejmë identitetin Mallakastrës", Kryemadhi: Do vemë në punë rafinerinë e naftës

"I rikthejmë identitetin Mallakastrës", Kryemadhi: Do

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka prezantuar sot kandidatin për deputet Ardian Alushi në Mallakastër.

Kryemadhi deklaroi se Mallakastrës do i kthehet identiteti dhe do vihet në punë rafineria e naftës.

Monika Kryemadhi: Bato përmendi pak më përpara problematikat që ka Mallakastra, jo vetëm në bujqësi, blegtori, por edhe në sektorin e naftës. Unë nuk jam aq kompetente për të folur për sektorin e naftës, saç mund të flasë një nga njerëzit të cilët ju e njihni shumë mirë, Ardian Alushi, i cili kandidon nën siglën e LSI-së në listën tonë. Ai ka qenë drejtor i ARMO-s dhe të gjithë punonjësit e ARMO-s e mbajnë mend dhe e dinë shumë mirë që kur ai ishte drejtor, jo vetëm që kishin rrogat më të mira, jo vetëm që ARMO ishte në punë nga mëngjesi deri në darkë, por edhe çmimi i naftës në tregun shqiptar ishte shumë më i ulët dhe punëtorët dhe naftëtarët që punonin në ARMO merrnin gjithmonë në fund të vitit shpërblime. Pra paguhej një naftëtar apo një punonjës i rafinerisë së naftës më shumë se një ministër, se kryeministri, presidenti e kështu me radhë.

Dhe problemet e naftës, siç i di Ardiani, por si Ardiani edhe shumë e shumë të tjerë, dhe aq më shumë ju që jeni këtu, ish inxhinierë, ish naftëtarë, ish laborantë, apo gratë naftëtare që i kemi takuar në grevën e urisë, janë njerëz që e njohin problematikën e naftës, por edhe të gjithë historinë e saj dhe dinë edhe rrugëzgjidhjen e problemeve që ka.

Vendi Lajme monika kryemadhi Politikë LSI Aktualitet mallakastër rafineria e naftës

EMISIONET