I preket banesa nga ndërtimi i Unazës së Madhe, 71-vjeçari: Dua shtëpi, do fle poshtë urës

I preket banesa nga ndërtimi i Unazës së Madhe,

Petrit Tresa prej muajsh nuk e di çfarë do të ndodhë me të dhe familjen e tij.

Që pas lajmit se shtëpia e tij prekej nga ndërtimi i Unazës së Madhe, 71-vjeçari largoi orenditë e shtëpisë dhe prej muajsh qëndron në shtëpinë pothuasje bosh.

Thotë se djali i tij me fëmijët dhe bashkëshorten janë shpërngulur në një shtëpi dhe i vetëm mbetet në pritje të një përgjigje.

"Erdhën dhe mi prenë dritat sot, kështu do të rri."

Edhe pse tokën e ka me certifikatë pronësie thotë se nga shteti nuk ka marrë as bonusin e qirasë dhe as kompensim.

"Asnjë lek nuk kam marrë."

Pas shembjes së shtëpisë Petriti nuk ka ku të shklojë, ndaj kërkon ndihmë.

"Mezi e bëra këtë shtëpi, me gjak e vuajtje. Tani e prishin pa gjë fare. Unë dua shtëpi."

Nëse nuk merr zgjidhje thotë se do të flejë poshtë urës.

"Rrugës do të rri, ku të shkoj, të marr batanije dhe të rri poshtë urës."

Me shpresën se do të marrë një zgjidhje, 71-vjeçari Petrit Tresa kërkon mbështetje pasi i vetëm dhe i moshuar nuk mund të ndërtojë dot më një strehë të re.

Vendi Lajme Sociale unaza e madhe petrit tresa

EMISIONET