Një 60-vjeçar, i plagosur me thikë në rrethana ende të paqarta, është paraqitur në Urgjencën e Spitalit Durrës.

I plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, por nuk jepen informacione mbi gjendjen e tij shëndetësore, raporton Ora News.

Siç njofton Policia e qytetit bregdetar, grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë janë duke punuar për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njotimi i Policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 23.09.2020, rreth orës 17:10, jemi njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal Durrës, se ka shkuar i dëmtuar me mjet prerës (thikë), në rrethana ende të paqarta shtetasi L.B., rreth 60 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë janë duke punuar për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.