"I pari i listës së PS në Durrës?"/ Ja përgjigja që jep Rama nga Vlora

"I pari i listës së PS në Durrës?"/ Ja

Kryeministri Edi Rama konfirmon se do të jetë kryesuesi i Listës së PS në Vlorë edhe në zgjedhjet e 25 prillit.

Zërave se ai do të jetë i pari i kandidatëve në Durrës iu përgjigj vetë Rama, i cili u shpreh se ka qenë, është dhe do të jetë në Vlorë.

“Dhe po e mbyll, meqë u përmendën zgjedhjet. Që të mos hapni llafe se unë nuk do të jem në Vlorë. Do thoni ju, nuk i hapëm ne, I dëgjuam. Bëni kujdes nga çfarë dëgjoni. Çfarë nuk dëgjohet sot në Shqipëri. Çfarë nuk dëgjohet sot. Mjafton të hapësh televizorin çfarë nuk dëgjon njeriu I shkretë dhe nuk di çfarë të besojë. Dhe shumë I bien shkurt: besojnë pa bërë asnjë verifikim. Lere po të hapësh pastaj kanale e portale nëpër xhepa, aty pastaj bëhet mullar.

Unë në Vlorë kam qenë edhe para se të bëhesha kryetar I PS; në Vlorë kam qenë edhe kur u bëra kryetar I PS; në Vlorë jam dhe tani që jam kryeministër; në Vlorë do të jem derisa të jem kryeministër; në Vlorë do të jem edhe pasi mos jem më kryeministër. Madje edhe më shumë, se do kem më pak angazhime”, tha Rama. përcjell Ora News.

Deklarata e kryeministrit u bë gjatë një takimi në qytetin e Vlorës, gjatë së cilës prezantoi disa prej projekteve të qeverisë për këtë qytet në të ardhmen.

Më herët, ishte përfolur në media por edhe brenda strukturave të PS se, kryeministri Edi Rama do të ishte i pari i listës së PS në Durrës pas largimit të ish-kryebashkiakut Vangjush Dako. /A.R, OraNews

Vendi Lajme Politikë vlore rama deputet Aktualitet

EMISIONET