Vetëm një ditë pasi shkëlqeu në fushë ndaj Dortmundit, Kevin De Bruyne gëzon akoma më tepër tifozët teksa  rinovoi kontratën me Man. City deri në vitin 2025.

Fantazisti belg është një nga lojtarët më të rëndëishëm për Pep Guardiolën dhe ka qenë një kërkesë e hershme e trajnerit spanjoll për të rinovuar sa më pare kontratën e lojtarit madje në disa dalje në media trajneri tregonte padurim për firmën e De Bruyne.

Klubi gëzoi sot Guardiolën dhe tifozët me njoftimin për kontratën e re për 4 sezone të tjera për lojtarin që ka ardhur në 2015 dhe ka fituar çdo gjë në Angli që nga Premier League dhe FA Cup apo Kupën e ligës.

29-vjeçari u shpreh shumë i emionuar dhe i lumtur që zgjati bashkëpunimin me ekipin që po shkon drejt titullit të tretë në Premier League.

“Nuk mund të jem më i lumtur se kaq, që kur kam ardhur këtu në ditën e pare jam ndjerë si në shtëpinë time. I adhuroj tifozët, familja ime jeton këtu është përshtatur shumë mire ndërsa edhe unë jam përmirësuar si lojtar te City. Klubi është i orientuar drejt sukseseve dhe më ka dhënë gjithçka për të maksimizuar paraqitjet e mia ndaj dhe rinovimi ishte një vendim shumë i drejtë

Për fantazistin që po shndërrohet në një legjendë te Man. City tani kërkohet edhe trofeu më i rëndësishëm, ai i Champions League dhe De Bruyne e pranoi gjithashtu se me Guardiolën në stol ai do të bëjë gjithçka për t’i dhënë tifozëve atë që po e presin prej kohësh.