Një trasportues  droge është arrestuar pasi furgoni i tij përplasi dy makina policie.

Pasi kontrolluan kamerat oficerët mundën të indetifikonin makinën dhe më pas të kapnin autorin.

26 vjeçari po sillej i dyshimtë dhe nga kontrolli që u bë nga policia rezultoi se furgoni ishte i mbushur me metamfetaminë e cila kapte vlerën rreth 200 milion dollarë.

Simon Tu u dënua me gjashtë vjet e gjashtë muaj burg nën akuzën e furnizimit të një sasie tregëtare të një ilaçi të ndaluar.

Atij i’u refuzua lirimi me kusht.

“Ky burrë 26 vjeçar nga Berala sigurisht që ka pasur një ditë shumë të keqe. Përplasja me automjetet e policisë me atë sasi droge në bord është disi e padëgjuar dhe është një grup i jashtëzakonshëm rrethanash,” tha Detektivi Glyn Baker i Policia e Ryde në një konferencë për shtyp menjëherë pasi ndodhi incidenti.