Tre ditë pasi policia e Kavajës arrestoi  Adrian Rrugeja (Driza) të dënuar për veprat penale “Trafik i lëndëve narkotike” dhe “Plagosja e rëndë me dashje, mediat fqinje kanë zbardhur dosjen penale për krimet e kryera nga 36-vjeçari.

I akuzuari, i cili ka qëndruar në Itali në provinca të ndryshme, ka një rekord të pasur penal, që nga viti 2007, për krime kundër pronës, dëmtime personale dhe krime droge. Ndër ngjarjet që çuan në lëshimin e dispozitës së Prokurorit Publik në Udine, është ajo që ndodhi në Janar 2013, kur atij iu gjetën  në zotërim disa gramë kokainë të ndara në doza, në vendbanimin që kishte në Oderzo.

Më pas, në janar 2014, ai ishte përgjegjës për një sulm ndaj një bashkëatdhetari në Precenicco.  Për motive të dobëta,ai e sulmoi bashkëatdhetarin, duke i shkaktuar dëmtime serioze në sy. Pas dënimit, hetimet e hollësishme bënë të mundur gjetjen dhe arrestimin e të dënuarit. Procedurat e ekstradimit janë duke u zhvilluar.