I mbijetuari i Bejrut ka treguar për CNN tmerrin gjatë momenteve të shpërthimit. Njerëz të përgjakur, rrugë të shkatërruara, panik dhe rrënoja  janë fjalët të cilat e shoqërojnë tregimin e tij.

“Unë bashkë me shokët e mi ndodheshim të ulur në një kafe, kur toka papritur filloi të dridhet nën këmbët tona. Dikush bërtiti ‘Tërmet’, mirëpo shoku im i cili ka qenë i pranishëm gjatë luftës civile tha se ‘është një shpërthim’. Para se ta pranoja se çfarë kishte ndodhur, pati një shpërthim tjetër. Kur pluhuri filloi të qetësohej, gjithçka që pashë ishte vetëm shkatërrim, njerëz të përgjakur, një kafene e kthyer në rrënoja. Sirenat që pësuan ishin shurdhuese”- tha i mbijetuari i shpërthimit në Liban.

“Libani është plagosur nga korrupsioni politik dhe kapitalizmi i egër për dekada. Me rritjen e niveleve të varfërisë, kujdesit jo të duhur mjekësor dhe infrastrukturës së prishur, menduam asgjë më e keqe se kaq nuk mund të ndodhte. Mirëpo, shpërthimi ndodhi dhe vendin e drejtoi drejt ferrit”-shtoi ai.

Hetimet  për shkakun e shpërthimit janë ende në vazhdim , sipas tij qeveria dhe e gjithë klasa politike e qeverisë në Liban janë përgjegjës. Ata kanë lejuar që 2.750 ton metrikë nitrat amonium të ruhen në portin e Bejrutit për gjashtë vjet me rradhë.

“Nuk ishte shkelja e parë e klasës sunduese Libaneze kundër popullit të saj. Që nga tetori i vitit 2019, kriza financiare filloi të thellohet duke imponuar një kotroll të paligjshëm dhe jozyrtar të kapitalit për shumicën e depozituesve, ndërsa oligarkët kishin kontrabanduar para, paratë tona jashtë vendit”-shton ai.

Pothuajse gjysma e popullsisë libaneze ra nën kufirin e varfërisë dhe shkalla e papunësisë u rrit në mënyrë eksponenciale.

Kryeministri Libanez Hassan Diab, ka njoftuar dorëheqjen e qeverisë së tij, në më pak se një javë pas shpërthimit.