16:33 – Indrit Lleshi, është 20 vjeçari shqiptar i arrestuar prej policisë greke, pasi akuzohet se ka vrarë dhe djegur kufomën e ish-punëdhënësit të tij në ishullin Santorini në Greqi.

Sipas mediave greke, Lleshi akuzohet se ka ekzekutuar viktimën 62 vjeç, për një borxh prej 200 eurosh, që ky i fundit i kishte pa dhenë për ditët e punës në hotelin e viktimës.

I ndaluar prej  policisë, mbas më shumë se 10 orë marrje në pyetje, Lleshi ka pranuar se ka qenë ai që ka vrarë dhe viktimën.

I arrestuari ka deklaruar se pas përleshjes fizike, e la viktimën të bjerë në tokë pa ndjenja dhe në panik e ka spërkatur atë me vodka dhe i ka vënë zjarrin, duke bërë që trupi i pa jetë të digjet për më shumë se 24 orë, në një ambient me ajrim të kufizuar në hotelin e viktimës.

Por mjeku ligjor që ekzaminoi mbetjet  e trupit pothuaj të karbonizuar të viktimës, thotë se përpara se  të digjet, viktima është goditur me sende të forta, ndoshta me levë.

10:40 – Nikos Halaris është biznesmeni 69 vjeçar që u vra mizorisht nga një i ri shqiptar në ishullin e Santorinit.

Sipas mediave greke, 20 vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, e ka rrahur biznesmenin dhe më pas e ka djegur, duke i hedhur vodka.

Viktima 69 vjeçar ishte mjaft i njohur në zonë, pasi kishte një hotel luksoz të quajtyr “Nikos Villas”, ndërkohë që nuk kishte asnjë precedent të mëparshëm. Ai u gjet i djegur brenda biznesit të tij nga policia.

Dyshohet se motivi i aktit të rëndë janë mosmarrëveshjet financiare që i riu shqiptar kishte më viktimën. Viktima i kishte borxh autorit një borxh prej 200 eurosh.

20 vjeçari u identifikua nga kamerat e sigurisë së hotelit dhe u bë arrestimi i menjëhershëm i tij.