Policia e Kukësit në bashkëpunim me Interpol Tiranën ka vënë në pranga një shtetas maqedonas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Austria.
Arrestimi provizor i 25-vjeçarit u me qëllim ekstradimi drejt Austrisë.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të shtetasit R.M., 25 vjeç, banues në Shkup.Shtetasi R.M., u ndalua në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, pasi gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga Austria” njofton policia.
Gjykata e Vjenës, Austri, me vendim penal të datës 29.01.2018, ka lëshuar urdhër-arresti për këtë shtetas, për veprën penale “Vjedhje me armë”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.