Ditën e sotme ka ndërruar jetë nga koronavirusi në moshë 38-vjeçare, ish-karateristi dhe trajneri kosovar, Flamur Shasha.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur Federata e Karatesë së Kosovës përmes një njoftimi.

“Ka ndërruar jetë ditën e sotme nga koronavirusi, në moshën 38-vjeçare, ish-karateisti dhe trajneri Flamur Shasha. Lajmin për vdekjen e Shashës e ka bërë të ditur Federata e Karatesë së Kosovës me anë të një njoftimi.

I ndjeri ishte nder karateistët me mirë te gjeneratës se tij kosovare, ku ishte shumë i përkushtuar në karate.

Shasha ishte kampon i shumëfishte i Kosovës junior dhe seniorë dhe anëtar Përfaqësueses se Kosovës, ku ai kontriboj shumë në avancimin te karatesë pejane dhe kosovare se bashku me shumë bashkëgarues

Prandaj në emrin tim, te bordit drejtues te FKK-së trajnerëve, gjyqtarëve dhe gjithë komunitetit te karatesë kosovare u shprehu ngushëllimet me te sinqerta familjes Shasha qe do te mbetet çdo herë në kujtese e komunitet te karatesë mbare shqiptare.

Ismet Krasniqi – kryetar i FKK-së”.