I hodhën koleksionin pornografik, 43 vjeçari fiton gjyqin me prindërit: Dua dëmshpërblim...

I hodhën koleksionin pornografik, 43 vjeçari fiton gjyqin me

Një burrë 42-vjeçar ka paditur prindërit e tij, sepse ata i hodhën koleksionin fotografik porno që zotëronte, i cili sipas tij, kapte vlerën e 25,000 dollarë.

David Werking e dorëzoi padinë e tij në një gjykatë në Michigan i cili vendosi që ai mund të kërkojë dëmshpërblim nga prindërit e tij për shkatërrimin e koleksionit të tij të pornografisë.

Gjykatësi tha se, edhe si pronarë, prindërit e Z. Werking nuk kishin të drejtë të hidhnin sendet në pronësi të djalit të tyre.

 Ai u shpërngul në shtëpinë e prindërve në vitin 2016, pas një divorci dhe dhjetë muaj më vonë u largua të jetonte vetëm.

Prindërit i dërguan gjithë sendet personale në adresën e re, por mungonin 12 kutitë e tij me filma dhe revista pornografike.

Ata pranuan se i hodhën dhe justifikuan veprimin e tyre duke thënë se ja kishin bërë të qartë Davidit që mos i sillte ato në shtëpi.

Lifestyle Lajme prinderit pornografi 43 vjecari

EMISIONET