I fiksuar pas motrës së gruas, paditet në polici/ Arrestohet 58-vjeçari në Tiranë

I fiksuar pas motrës së gruas, paditet në polici/ Arrestohet

Policia e Tiranës ka arrestuar një 58-vjeçar në Tiranë, i akuzuar për përndjekjen e një femre.

Sipas policisë, shtetasja që ka bërë kallëzim për 58-vjeçarin, është motra e bashkëjetueses së të arrestuarit.

Shtetasi Y. A. kishte kohë që përndiqte motrën e gruan me të cilën bashkëjetonte duke e ngacmuar vazhdimisht dhe për këtë arsye ajo i është drejtuar Komisariatit të Policisë nr.6 në kryeqytet ku ka bërë edhe padinë.

Policia: Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë të shtetasit Y. A., 58 vjeç, pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme motrën e bashkëjetueses së tij.

Vendi Lajme dhune policia Kronike Aktualitet arrestimi perndjekje

EMISIONET